Në ditën Ndërkombëtare Rome, ADRA Albania së bashku me Kasandra Dajlani, Sibela Rakipi, Kasandra Rakipi dhe Rozalinda Gatali përfaqësuan komunitetin Rom të Fushë Krujës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në aktivitet ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, Deputet të Paralamentit Shqipëtar dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Ajo që spikati gjatë aktivitetit ishte vajza Rome Kasandra Dajlani e cila me shqetësimet që përcolli tërhoqi vëmëndjen e Kryetarit të Kuvendit, Ministres së Arsimit dhe debutetëve të pranishëm. Kasandra ju foli deputetëve për punën që ADRA Albania bën me komunitetin Rom dhe për disa nga problematikat që has komuniteti Rom i Fushë Krujës. Të pranishmit u befasuan që Kasandra mund të fliste me kaq seriozitet për problematikat e komunitetit Rom. Në fund kryetari i Kuvendit dhe Ministria e Arsimit e përgëzuan Kasandrën për mënyrën e komunikimit dhe i uruan suksese të mëtejshmë në shkollë. Lindita Nikoilla i premtoi Kasandrës që do të vijë dhe do të shikojë nga afër shkollën dhe organizatën ADRA Albania të cilën ajo e frekuenton. Në fund të aktivitetit Kasandra u morë në intervist nga një television si vajza e vetme që pati një kontakt të drejtpërdrejt me Kryetarin e Kuvendit dhe Ministren e Arsimit.
Gjatë aktivitetit fëmijët vizatuan disa vizatime të ndryshme të cilat iu dhuruan Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: