Më datë 13 shtator, në ambientet e shkollës “Skënder Luarasi”, u zhvillua trajnimi me temë “Mësimdhënia me kompetenca” nga trajnerja Mimoza Gjokutaj, specialiste e fushës.  Duke qënë një trajnim i kërkuar nga mësueset e shkollës, ADRA Albania e mundësoi atë në kuadër  të projektit “Children Empowerment”.

Trajnerja trajtoi cështje të tilla si metodat novative te mësimdhënies, hartimi cilësor i planit mësimor, arritja e standarteve mësimore nga ana e mësuesve, zhvillimi i kompetencave të tyre për arritjen e këtyre standarteve etj.

Të pranishëm në trajnim ishin mësues nga shkolla Skender Luarasi dhe Gjergj Fishta, (dy shkollat e Tiranës ku ne si organizatë zhvillojmë projektin tonë). Trajnimi ishte shumë frytdhënës, u vërjejt interes nga ana e mësuesve për temën e trajtuar si edhe ndërveprim dhe shkëmbim  eksperiencash mësimore mes tyre.

On 13th of September, in the premises of the “Skënder Luarasi” school, was conducted a training on “Teaching Competencies” by Mimoza Gjokutaj, field specialist. Since it was a training required by the school teachers, ADRA Albania made it possible within the project “Children Empowerment”.

The trainer discussed issues such as: innovative teaching methods, qualitative drafting of curriculum, achieving education standards by teacher, developing their competencies to achieve these standards, etc.

Present were teachers from both schools: Skënder Luarasi and Gjergj Fishta (two schools of Tirana where ADRA Albania develop its project). The training was very fruitful, teachers showed interest for the subject, as well as interaction and exchange of teaching experiences among them.