ADRA Albania rrit ndërgjegjësimin në lidhje me Trafikimin e Fëmjëve
Një ngjarje e rëndësishme në shkollën publike “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, u mbajt javën e fundit të tetorit me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm lokalë dhe qeveritare si: Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, Drejtoria e shkollës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ky aktivitet u organizua në formën e fushatës sensibilizuese me iniciativën e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkëpunim me ADRA Shqipëri.
Kryerja e fushatës në shkollën publike të qytetit solli një ndikim pozitiv në mesin e fëmijëve, sepse ata u informuan në lidhje me ekzistencën e trafikimit të fëmijëve, si një fenomen që po lulëzon gjatë këtyre viteve të fundit në zonë si edhe rëndësinë e raportimit të këtij fenomeni në organet përkatëse .
Tags: